Policia ka nisur këtë të hënë operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.
Policia thotë se janë trajnuar punonjës policie për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.
Sipas policisë, dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.
Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.
Po ashtu, dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.
Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje