Lajme

Vijon protesta, një grup studentësh para Ministrisë së Arsimit

Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët edhe sot në këtë mot të ftohtë kanë dalë në protestë, duke mos hequr dorë nga kauza e tyre për plotësimin tashmë të 9 kërkesave.
Protesta e ditës së sotme është përqendruar kryesisht brenda fakulteteve, pasi edhe dje u vu re një zbehje e protestës sepse studentët kanë pasur nevojë të konsultohen me njëri-tjetrin.
Por, rreth orës 11:00 një grup studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pavarësisht temperaturave të ulëta deri nën zero.
Po ashtu, në Fakultetin Filologjik ka vijuar bojkoti i mësimit, teksa kanë nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë