Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.
Ministria e Shëndetësise thotë se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.
73 vjeçarja nga Durrësi e konfirmuar me koronavirus ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në reaminacion e spitalit të Durrësit, pasi kishte shfaqur probleme të mëdha me frymëmarrjen. Mjekët e spitalit të Durrësit kanë tentuar që e moshuara e infektuar të dërgohet në Tiranë me autoambulancë. Por transportimi për në Spitalin Infektiv në Tiranë nuk u bë i mundur, kjo pasi moshuara nuk e përballonte dot dhe për këta u vendos që të rikthehej në sallën e reaminacionit në Durrës. Ndërkohë që kjo është video e momentit kur u tentua transporti i gruas së sëmurë. 73 vjeçarja vdiq pak më parë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje