Angela Merkel do të mbledhë për herë të fundit në Tiranë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin do ta takoë gjatë qëndrimit në Beograd.
Kancelarja mbërrin në Shqipëri ditën e martë, pas ndalesës në Beograd, ku parashikohet edhe një takim me Vuçiç.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Merkel thuhet se në Tiranë, ajo fillimisht do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama. Temë kryesore e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE.
Pas këtij takimi, Merkel Rama dhe kryeministrat e Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të mblidhen në një drekë të përbashkët pune. Pas kësaj dreke, Merkel do të zhvillojë takime dypalëshe me katër kryeministrat e rajonit, para se të udhëtojë sërish për në Gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje