Presidenti francez Emanuel Macron do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas axhendës së bërë publike deri më tani vetëm nga Presidenca, Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të martën në mengjes rreth orës 9.00.
Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 tetor), për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave franceze, mësohet se Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, por ardhja e tij është shtyrë të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet të martën (17 tetor).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje