Në një kohë tjetër, askush mund të mendonte se jemi në kushte pandemie, nëse sheh mënyrën se si PD-ja ka menduar të organizojë fushatën.
Në cdo qark e njëjta skemë, sa herë që aty mbërrin Lulzim Basha.
Të rinj të forumit rinor që “turren” pas Bashës, makina të mbuluara me flamujt e PD-së që i bien borive që në gjysmë të rrugës, me thirrjet “Rama ik”, “Basha, kryeministër” , pritja po e organizuar kudo që shkel, një organizim i sforcuar për atë që PD-ja po synon të shpërfaqë se ndryshimi po vjen.
E njëjta situatë edhe gjatë takimeve në Fier, ditën e martë.
Basha mbërriti aty me brohoritjet e organizuara nga struktura e PD-së së Fierit mes dhjetëra mbështetësve shumica pa maska për të treguar “frymën”. Ndaj kujt? Ndaj të vetëve?
Pritja që i bëhet Lulzim Bashës nuk është as e para dhe as e fundit. E njëjta taktikë ndiqej edhe për Sali Berishën në kohën më të mirë të PD-së, por edhe në kohën më të keqe.
Panorama nuk ndryshonte, pavarësisht rezultatit që korrte PD. Sepse në fund të fundit, gjithçka e vendos vetëm kutia e votimit.
Kjo skemë e vjetër (nisur nga eksperienca) aq më tepër ne nje kohe të pazakontë dhe me rregulla te imponuara nga Covid-19, nuk pi ujë, përveçse i heq pikë një partie qe synon te vije ne pushtet duke shkelur me se pari ligjet e vendit te vet.
“Më keni falur gjatë këtyre viteve emocione të jashtëzakonshme, por asnjëherë si sot, me këtë pritje të mrekullueshme. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj. Era e ndryshimit po vjen, një çlirim shpirtëror, një çlirim nga stresi. Ju falënderoj nga zemra. 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptarë…”, tha Basha në Fier, duke përsëritur më tej qëndrimin shabllon.
“Dua tu lus nga zemra të respektojmë kushtet me të cilat ndodh kjo fushatë, të mbajmë maskat distancën, por ta çojmë edhe më lart frymën e shpresës, frymën e fitores. Bashkë do fitojmë, Shqipëria do fitojë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje