Politike

Vizita në Tiranë/ Blinken në Kryeministri, pamje nga takimi kokë më kokë me Ramën

Gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet aktualisht në Kryeministri, ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Në përfundim të takimit që po vazhdon me dyer të mbyllura, pritet që të ketë një konferencë për mediat. Rama ka shpërndarë ndërkohë pamjet e para të takimit.

Më herët, Blinken ndaloi tek Piramida, ku të pranishëm ishin mbi 100 të rinj që kanë përfituar nga programet edukative amerikane. Ai u shpreh mirënjohës për partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ju falënderoj për një mikpritje të mrekullueshme nga ambienti i “Vendit të shqiponjave’ e ndjej ambientin e ngrohtë dhe nga çdo dhomë që isha në Tiranë, jam mirënjohës…”, u shpreh ndër radhë sekretari amerikan Blinken.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë