Moska dhe Pekini “monitorojnë” talibanët, ndërsa “loja e madhe” vazhdon. Këtë të mërkurë, gjatë një interviste në Tianjin me kreun e delegacionit Taliban që viziton Kinën, Abdul Ghani Baradar, i pari që nga fillimi i tërheqjes së trupave amerikane nga vendi i Azisë Qendrore, Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, deklaroi se “respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Afganistanit dhe se i përmbahet parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të popullit afgan”.
Fjalë mjaft të dukshme, por që sugjerojnë se Pekini dëshiron të vazhdojë me strategjinë e tij të fuqisë së butë: marrëdhëniet ekonomike pa ndërhyrë ushtarakisht.
Sidoqoftë, çështja është delikate për Pekinin sepse, në vitet e kaluara, Talibanët kanë qenë kanali kryesor për indoktrinimin dhe radikalizimin e Ujgurëve në Xinjiang.
Dhe për këtë arsye, kthimi i Talibanëve në Kabul, rrezikon të jetë problematik për Pekinin, nëse lëvizja nuk braktis ekstremizmin Islamik. Prandaj nevojitet një “monitorim” i kujdesshëm që nuk harron interesat e forta tregtare dhe ekonomike të Kinës në Afganistan. Nga ana tjetër, edhe presidenti Vladimir Putin, nuk duket i gatshëm të shkojë në përplasje me kundërshtarët afganë.
Megjithëse javët e fundit Moska ka thënë se është e gatshme të mbrojë kufijtë e ish-republikës Sovjetike të Taxhikistanit nga përparimi i Talibanëve, është e qartë se Kremlini nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt.
Por edhe këtu “njohja” nuk është plotësisht lineare. Më 8 korrik, një delegacion i Talibanëve u prit nga Ministria e Jashtme e Federatës Ruse për bisedime mbi situatën në kufirin taxhik.
Takimi në Moskë me përfaqësuesit e Talibanëve nuk është i pari i këtij lloji: në vitin 2019, një delegacion mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ruso-afgane, edhe në atë rast duke ngjallur shumë polemika.
Arsyeja është e thjeshtë: lëvizja talibane është ndaluar në Rusi dhe është përfshirë në listën e organizatave terroriste që nga viti 2003, gjithashtu sepse në fund të viteve 1990, fondet, mbështetja dhe armët kishin mbërritur nga Afganistani në krahun radikal Islamik në Çeçeni.
Në këtë drejtim, Ministria e Jashtme Ruse, bëri thirrje për vetë përmbajtje politike, sigurisht të rëndësishme dhe të kuptueshme, por në kundërshtim me pozicionet e tjera të shprehura nga autoritetet e Moskës në mbështetje të qeverisë aktuale në Kabul.
“Loja e Putinit është të turpërojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – tha për “Financial Times” Asfandyar Mir, një anëtar i Qendrës së Universitetit të Stanfordit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar. “Rusia nuk dëshiron regjime të mbështetura nga SHBA-të në oborrin e saj”.
Përparimi i Talibanëve, lejon që Moska të kapërcejë poshtërimin e pësuar në Rusi dhe të sanksionojë përfundimisht dobësimin e SHBA-ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje