Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur gjatë natës në zyrat e Drejtësisë së Transportit Rrugor në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë marrë kasafortën.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.
Mësohet se në kasafortë kanë qenë rreth 509 mijë lekë. Dyshimet janë se autorët kanë pasur informacion për zyrën ku ndodheshin paratë. Nga ana tjetër paratë janë tërhequr nga personat përgjegjës pasditen e djeshme, duke mos lënë shuma të mëdha.
Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, një pjesë e të cilëve janë punonjës së drejtorisë. Nga ana tjetër janë edhe persona që për policinë janë me precedent të mëparshëm penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje