Politike

“Vjedhje shtetërore me inceneratorët”, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen

Dy të moshuarit, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi,  rezultojnë me pasuri marramendëse. Por Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja nga Tirana, e cila jeton prej dekadash në azil, është befasuar nga fakti se ajo figuron të jetë pronare e një biznesi në Laç, ndërkohë që deklaron se kurrë nuk ka qenë në këtë qytet. Behet fjalë për aferën e incenetarorëve të denoncuar nga LSI-ja dhe që të martën është mbështetur edhe nga PD-ja duke i drejtuar një kërkesë publike kryeministrit Edi Rama.

 “Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti.

 Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet.

 Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi.

Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit.

Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. 

 ‘Fake’ sepse, pas tyre janë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe Rama”, tha përmes një deklarate, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

“…Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze. 

 Nën dritën e fakteve të reja, skandalit të radhës dhe traditës në hajdutëri të kësaj qeverie, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

 Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet”, vijoi Këlliçi duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë