Në përfundim të dorëzimit të ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik për dhënien me koncesion/ PPP të Aeroportit të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar sot se ofertë për këtë procedurë ka paraqitur një operator ekonomik. Bëhet fjalë për bashkimin e shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, e cila sipas MIE në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ PPP, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70% nga Bami shpk.
“Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqërie/ekspertësh me përvojë në fushën e operimit dhe menaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.
Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë holandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve”, thuhet në njoftimin e MIE.
Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim i shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje