Për të sjellë në Shqipëri një emër të madh të futbollit europian si Juventusi, kanë menduar vajzat e Vllaznisë, të cilat janë kualifikuar për të turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe shorti i vuri pikërisht përballë skuadrës nga Torino.
Klubi shkodran ka bërë të ditur zyrtarisht edhe datën dhe orarin e ndeshjes së parë, që luhet në “Loro Boriçi”. Vllaznia-Juventus do të luhet më 1 shtator, në orën 19:00. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, klubi kuqeblu bën apel për mbështetje nga ana e tifozëve për vajzat e Vllaznisë në këtë ndeshje të madhe.

Në turin e parë Vllaznia eliminoi Ferencvaroshin pas gjuajtjeve të penalltive. Skuadra shkodrane ka dominuar futbollin e femrave në Shqipëri që kur është krijuar dhe së fundi po shkruan historinë edhe në kompeticionet europiane. Sfida me Juventusin do të jetë një përvojë e bukur për vajzat e Vllaznisë, të cilat do të tentojnë surprizën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje