Vllaznia kryesuese, e vetmja skuadër me pikë të plota pas 3 javëve të para të kampionatit (9 pikë), duhet të tregojë sot në Durrës se gjithçka ka marrë deri tani ka qenë e merituar dhe jo thjesht një rastësi e bukur. Në radhët e shkodranëve ka entuziazëm dhe faktori psikologjik mund t’i ndihmojë për rezultat pozitiv edhe në transfertën me Teutën.
Nëse Vllaznia kalon me sukses edhe provën “Martini”, atëherë mund të themi me bindje se kjo skuadër është ndërtuar si duhet dhe këtë sezon mund të kthehet në ato nivele që jemi mësuar ta shohim zakonisht, në luftë për një vend në kupat e Europës dhe për titullin. Trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini, ia njeh mirë pikat e forta dhe të dobëta Vllaznisë, edhe pse ajo këtë sezon ka pësuar shumë ndryshime. Pas barazimit me Kukësin, Teutës, që pretendon titullin, i duhet patjetër fitorja.

Tirana dhe Partizani kanë sot një mundësi të mirë për të fituar dhe për t’iu afruar kreut. Trajneri Nevil Dede mund të shijojë sot fitoren e parë në stolin bardheblu, pasi skuadra e tij pret Bylisin dhe në letër është favorite absolute, pavarësisht mungesave. Tirana ka vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjesh. Partizani ndoshta e ka pak më të vështiurë, sepse luan në transfertën me Apoloninë, megjithatë pritet që skuadra e Dajës të marrë tri pikët në Fier. Të tjera pikë të lëna do të rëndonin për të kuqtë, të cilët kanë vetëm 1 fitore në 3 javë dhe 1 barazim.
Kukësi ndeshet me Laçin në “Elbasan Arena”, një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar, sepse të dyja skuadrat që konsiderohen rivale për titull, e kanë nisur keq kampionatin, duke shpërdoruar shumë pikë në këto javë të para. Ndeshja tjetër e javës së 4-t të Superiores është ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit, ku korçarët, pas fitores në Ballsh, mendohet të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Superiorja, java e 4-t
Sot, ora 13: 45
Tirana-Bylis
Apolonia-Partizani
Skënderbeu-Kastrioti
Ora 16: 45
Kukësi-Laçi
Teuta-Vllaznia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje