Politike

“Vlora do t’ia bëjë fora”, Nishani i bashkohet Berishës

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritet t’i bashkohet takimit të Sali Berishës të shtunën në Vlorë.  

“Nesër pasdite, të shtunën në 18:00, do t’i bashkohem demokratëve të Vlorës në Foltoren e Z. Berisha.

Demokratët e Vlorës që i rezistuan terrorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.

Sot është përsëri dita që Vlora t’ia bëj edhe njëherë “fora” shkruan Nishani.

Ish-Presidenti ishte i pranishëm edhe në takimin e pare që Berisha zhvilloi në Tiranë, ndërsa mungoi në atë të dytin në Fier.

 Nishani ka sqaruar prej kohësh se qëllimi i takimeve është që të dëgjohet anëtarësia për vendimet e rëndësishme që merren në parti.  

“A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së? Kaq e thjesht është. Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER”, komentoi ai pak ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë