Politike

“Vlora ja bën fora”, Meta: E pres Ramën në Vlorë, këtu do jem deri më 26 Prill

“Unë në Vlorë do të jem nga sot deri në 26 prill, do të jem ditën, do të jem natën. E ftoj Edi Ramën nëse ka ndonjë shqetësim, ndonjë merak të vijë këtu se këtu më ka për të mbrojtur zgjedhjet e lira…”, tha Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Vlora.

Meta rriti tonet.

“Ama nëse kujton Edi Rama, kujton ky tërmeti (Gjiknuri) se në Vlorë mund të bëjnë ato historinë që kanë bërë në Dibër dhe në Shijak, pastaj ju e dini që Vlora ja bën fora dhe do jetë e pamëshirshme ndaj armiqve të Shqipërisë…”.

I pyetur nga media mbi qëndrimet e Ramës se Meta po takohet skutave me subjekte të OFL, Meta u përgjigj:  “Kam ardhur natën dhe ditën. Nëse Bujar Leskaj është subjekt i OFL jam krenar që e kam takuar një njeri që ka denoncuar korrupsionin për vite të tëra. Vlora është krenare për të dhe ju e dini këtë.

Vlora ia bën fora, bjeri më të lumtë dora këtu jemi deri në 26 Prill. Ma thërrisni Edi Ramën ju lutem…”

Meta nuk i kurseu elozhet për Leskajn që drejton zgjedhjet për PD në qarkun e Vlorës.

“Ai përmend Bujar Leskajn  i cili është legjendë është institucion i gjithë Shqipërisë. Unë prapë do takohem me të sepse njerëz si Bujari, ai nuk i blen dot dhe nuk i korrupton dot, është vite e dritë larg personaliteteve të tilla.

Ai do të marrë mesazhin për 25 prill për këto histori.

…Nuk preket asnjë votë në Vlorë, kaq po i them Edi Ramës dhe atij tërmetit…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë