Lajme

Vlorë, 14-vjeçari ndërron jetë në spital

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin bregdetar të Vlorës. Viktima është Patrik Petritaj.
Mësohet se adoleshenti është dërguar i pajetë në spital nga familjarët rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa mbeten ende mister shkaqet.
Mjekët, në Urgjencën e Vlorës, janë përpjekur ta mbajnë në jetë, por ka qenë e pamundur.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit dhe policia po heton rrethanat e vdekjes.
Aktualisht, trupi ndodhet në morg, ku pritet që të bëhet autopsia, ndërsa vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë