Ka ndodhur

Vlorë, 35-vjeçari vjedh ‘Range Rover’-in e lënë ndezur në rrugë nga një shofere

Gazeta Si – Një 35-vjeçar nga Fieri ka tentuar që të vjedhë një makinë tip “Range Rover” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Lungomare pranë një marketi, ku shoferja ka lënë makinën ndezur dhe me bllokazh për pak minuta për të shkuar në market.

I riu në këtë moment e ka pikasur dhe ka hipur mbi makinë, duke u larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes.

Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë A.Goxhaj, person me precedent të mëparshëm, dhe vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici. Autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë