Rend dhe Ligj

Vlorë, arrestohet i dënuari me 12 vite burg

Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar të dënuar me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ka rënë shtetasi Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte në kërkim kombëtar.

Sipas policisë, 43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë