Ka ndodhur

Vlorë / Ishte në gjykim për vjedhje, por policia e gjen në një klinikë private

Gazeta Si – Ky 30-vjeçar nga Vlora ishte lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për akuzën e vjedhjes, por duket se masën e dhënë nga gjykata, i riu e shfrytëzoi për të vijuar me vjedhjet. Policia tha se I.K., u arrestua pasi një ditë më parë vodhi një shumë parash në një klinikë private.  

I riu dyshohet se gjatë kohës që ishte në gjykim, vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës ndaj dhe aktualisht vijon punë për të dokumentuar këto raste.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale ‘Vjedhja'”, – njofton policia e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë