Lajme

Vlorë, krim në familje. Burri vret gruan dhe tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë së Vlorës, në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrimi”.
Bëhet fjalë për krim në familje, ku burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për në spital. Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat, kanë lajmëruar me shpejtësi policinë.
Viktima mësohet se është 42-vjeçarja Eva Lera, ndërsa autori Teodor Lera, 53 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente. Në momentin që ka ndodhur debati, ata kanë qenë vetëm në banesë.

Burri, i cili vrau gruan mesditën e sotme në Vlorë, ishte i papunë dhe të ardhurat e familjes i siguronte vetëm viktima. Eva Lera, 45 vjeçe, e cila u mbyt nga i shoqi në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi”, e kishte denoncuar në polici edhe më herët të shoqin për dhunë.
Por siç deklarojnë fqinjët, gruaja kishte vendosur që ta falte, për hir të tre fëmijëve që kishin bashkë. Po ashtu gruaja nuk dilte nga shtëpia, përveçse në punë, në dyqanin pranë banesës, ku shiste rroba të përdorura, pasi i shoqi Teodor Lera, 57 vjeç, ishte xheloz dhe i bënte fjalë. Më herët gruaja kishte përfunduar në spital për shkak të dhunës së egër që 53-vjeçari kishte ushtruar ndaj viktimës. Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë.
Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur dhe ishte ribashkuar me babain e fëmijëve të saj. Ata ishin nga fshati Bunavi, por prej disa vitesh jetonin në Vlorë, ku Eva shiste rroba të përdorura për të siguruar jetesën.
“Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli emigrant dhe vajza e vogël studente. Ziheshin gjithmonë dhe ai e dhunonte. Thonë se ka qenë i dënuar dhe kjo thosthe për hatër të fëmijëve do ta fal. Edhe nuk punonte, vetëm kjo çfarë punonte te dyqani gjithë ditën”, tregon një fqinje e çiftit.
Pas zënkës së radhës në çift, Teodori mbyti të shoqen dhe më tej në gjendje të rënduar psikologjike, rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe preu damarët e dorës, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.



Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë