Ne rrjet

VMRO-DPMNE fitoi 20 komuna, LSDM 7, fitojnë edhe 3 kandidatë të pavarur, shqiptarët të përçarë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të dielën e vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor në Maqedoni në 43 komuna.

Sipas rezultateve të publikuara VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna konkretisht në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.

Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna, dhe atë: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë komuna i ka fituar dhe BDI-ja dhe atë Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçishtë, ndërsa BESA në Tetovë dhe Zhelinë. GROM ka fituar në Karposh, PDSH-ja në Studeniçan ndërsa koalicioni i PLD-së dhe DOM kanë fituar ë Shuto Orizarë. Gjatë këtyre zgjedhjeve kanë fituar edhe 3 kandidatë të pavarur dhe atë në Debërcë, Kumanovë dhe Qytetin e Shkupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë