Gazeta Si – Dy persona që vodhën dy herë të njëjtën banesë gjatë javës së fundit në Tiranë, janë arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.6. Policia tha se të arrestuarit janë L.H., 25 vjeç dhe R.Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat.
Ata vodhën të njëjtën banesë në Sharrë në datën 15 maj dhe 18 maj, ku morën 1 milion Lekë të reja dhe bizhuteri të ndryshme floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje