Ka ndodhur

Vodhi makinën ‘Suzuki’, kapet pas disa orësh ndjekjeje hajduti në Himarë

Gazeta Si – Një 40-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga në Himarë, pasi ka vjedhur një makinë në zonën e Llamanit.

Më pas është larguar me shpejtësi në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Policia, sapo ka marrë njoftim është vënë në ndjekje të tij dhe pas disa minutash e kanë kapur.

“Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

40-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjeve. Për këtë arsye vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë