Ka ndodhur

Vodhi para dhe bizhuteri, në pranga 46-vjeçari në Gjirokastër

Gazeta Si – Një 46-vjeçar ka rënë në pranga në Gjirokastër, pasi vodhi në një banesë një sasi të konsiderueshme parash, nëntë ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.

Në pranga ka rënë Arben Muskanja, i cili ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vjedhjes së kryer mëngjesin e sotëm kur ka hyrë në një banesë në Vanistër të Dropullit dhe ka marrë një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 bylyzykë dhe bizhuteri të tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë