Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ishte në Mbrostar të Fierit, në vendin ku duhet të grumbullohen e më tej, të përpunohen mbetjet për Qarkun Fier.
“Përllogaritet që janë mbi 60 mijë ton mbetje në një vit që duhet të grumbullohen këtu e më tej të përpunohen.
Në fakt, ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen, por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cenon edhe shëndetin e banorëve përreth. Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në inceneratorë jofunksionalë”, tha Vokshi.
Më tej ajo shtoi: “Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon. Madje mund t’u ishte siguruar mësuesve një shpërblim dinjitoz për punën e palodhur në kushte kaq të vështira mësimdhënie, në kushtet e Pandemisë Covid 19.
Nëse 2 milionë euro do të kishin shkuar për interes të publikut mund të ishin shpëtuar më shumë se 2 mijë biznese të vogla nëpërmjet çekut 1 mijë euro të propozuar nga Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje