Politike

Vokshi në SPAK pas padisë së Evis Kushit: Ministrja nuk u paraqit. Të dorëhiqet

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi për keqmenaxhim të sistemit arsimor të vendit.

Kërkesa u shpreh nga deputetja Albana Vokshi në dalje të seancës së pajtimit në Gjykatën e Posaçme, ku Vokshi është paditur nga ministrja për shpifje.

“U paraqita personalisht para Gjykatës së Posaçme pas padisë së ministres së Arsimit, Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar”, tha Vokshi.

Ajo tha se ministrja nuk u shfaq në këtë seancë, ku deputetja deklaroi se kishte marrë me vete të gjitha provoat dhe faktet që provojnë keqmenaxhimin e procesit dhe daljen e tezës së provimeve të maturës.

“Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej. I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj”, tha deputetja.

“Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet. Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi. Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik”, vijoi Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë