Në seancën plenare të Kuvendit më 14 tetor të vitit të kaluar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të dërgonte dy satelitë në hapësirë. Deklarata shkaktoi jo pak reagime, ironi e sarkazëm, sidomos në rrjet.
Gjashtë ditë më vonë, Rama përsërit të njëjtën deklarate, këtë herë duke vendosur një afat; fundin e muajit mars. Marsi iku dhe drejt fundit është edhe prilli. Rama iu rikthye këtij premtimi, duke thënë se vonesat nuk ishin në dorë të tij.
LEXO EDHE:
– Rama para policëve: Satelitët, inspektorë në orbitë! Do të ulim sërish moshën e uniformave blu
– Rama: Do të çojmë dy satelitë në hapësirë vitin tjetër
– Rama: “Albania 1” lëshohet në hapësirë në muajin mars me Falcon 9
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët, e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Sipas Ramës, satelitët do të shërbejnë për mbikëqyrjen e territorit.
“Satelitët dhe dronët inteligjentë do të jenë mekanizma për Policinë e Shtetit. Nuk janë të parashikuara në buxhet, por janë investime masive që ndryshojnë komplet kapacitetin e mbledhjes së informacionit të Policisë së Shtetit”, deklaroi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për policinë vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje