Politike

Vota e Bullgarisë, Varhelyi: Tani i takon BE-së të hedhë hapin

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Me anë të një postimi në Tëitter, Varhelyi thotë se tani vendimi i takon BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ec përpara!” – tha Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë