Politike

Votimi elektronik, KSHH: Problematika me informimin e qytetarëve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësimin për çështjen e informimit të qytetarëve për mënyrën e votimit elektronik.

Avokati i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdion Maçolli, është shprehur se duhet investim më i madh për të edukuar si duhet qytetarët.

Maçolli tha se janë identifikuar problematika edhe në procesin e votimit elektronik.

 “Sot jemi duke parë procesin në Elbasan. Në informacionin që ne kemi marrë kemi identifikuar disa problematika kryesisht me votimin elektronik. Në disa qendra të tjera, listat e votimit kanë qenë të afishuara çka i ka bërë të pamjaftueshme. Me shqetësim ngremë çështjen për informimin e qytetarëve për mënyrën e votimit. Duhet investim më i madh për të edukuar në mënyrën e duhur”, tha Maçolli


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë