Politike

Votimi i shumëfishtë në Gjirokastër, KAS thërret zv/Komisioneren e KQZ-së

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet shtyu për paraditen e së mërkurë shqyrtimin e kërkesës ankimore për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Në KAS, opozita parashtroi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve të identifikimit elektronik PIE, ku sipas dyshimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka prova për votim të shumëfishtë.

Anëtari i KAS, Koli Bele kërkoi që para këtij Komisioni të shpjegohen nga specialistët e identifikimit elektronik të dhënat e paraqitura, ndaj u vendos që të thirrej në seancë dëgjimore nën.komisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku.

Diskutimet e KAS vijuan me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpallje pavlefshmërie të zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë