Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, që me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla thekson se në kushtet ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Parlamenti i kërkoi Këshillit të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me të dy vendet për shkak se mos marrja e një vendimi minon besueshmërinë e politikës së zgjerimit.
“Falenderues ndaj Raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Maria Santos për profesionalizmin në prezantimin e gjetjeve të raportit dhe në kërkesën për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian”, shkruan Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje