Politike

Votohet kreu i AMA-s, Basha: Kjo është harbutëri

Armela Krasniqi është kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Kuvendi miratoi emrin e saj me 83 vota pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve dhe opozitës për ta shtyrë votimin për në muajin shtator. Pas votimit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi në Twitter.

“E ka fajin Europa’ llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë…”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë