Gazeta Si – Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka votuar në qendrën e votimit në qytetin e tij. Ai ka thënë se tashmë fjala i takon qytetarëve.
“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate. Sot do të flasin qytetarët. Do ta doja të vazhdojmë bukurinë e fushatës dhe sot dhe sa më shumë të shkojnë drejt kutisë së votimit. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën. Dua të falenderoj dhe gazetarët që kanë përcjellë fushatën në një mënyrë shumë profesionale, suksese të gjithëve”, – u shpreh Beci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje