Politike

Voton Erion Veliaj: Qytetarët të dalin të votojnë, në lojë janë fatet e qytetit për 4 vite

Gazeta Si – Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, njëherësh kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, ka votuar këtë të diel i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik në Tiranë.

Veliaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për fushatën e qetë, përfshirë dhe KQZ-në për vendimin për çështjen e identifikimit elektronik.

Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime pasi problemi elektronik është rregulluar.

“Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët është që të rikthehen në qendrat e votimit, të gjithë të dalin të votojnë për të ardhmen, – tha Veliaj. – Janë fatet e qytetit për katër vitet të ardhshme, janë projektet e qytetit në lojë. Mezi pres ta çoj këtë proces me qetësi. Dua të falënderoj të pestë kandidatët e tjetër, sukses dhe shëndet.

Veliaj shtoi se në përgjithësi kjo ka qenë një fushatë e qetë: “Kështu dalim faqebardhë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë