Rend dhe Ligj

Vrasja e ‘Flor Qorrit’ në Elbasan, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit Florian Lamçja pas një sherri në një bar kafe në Elbasan në 30 korrik. Për vrasjen prapa hekurave qendron Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe shtetasi Adriano Hajdari, policia sot ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në pranga kanë rënë dy persona për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ata janë Mehmet Muça dhe dhe Amadeus Lamçja. Mësohet se të dy janë shokë me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Lamçja ka gënjyer para policisë dhe ka thënë se nuk ishte në lokal kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë nga goditja me sende të forta gjatë sherrit, tashmë është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë që nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë