Gazeta Si – Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka bërë publike 13.173 dosje të tjera për vrasjen e ish-presidentit amerikan John Kenedi, me historianët dhe ekspertët kanë filluar t’i analizojnë ato.
Shumë prej tyre nuk presin që dolumentet e reja të ndryshojnë përfundimin zyrtar, se vrasësi i tij, Lee Harvey Oswald, veproi i vetëm më 22 nëntor 1963 në Dallas, por për muajt e ardhshëm ata do të studiojnë çdo faqe në detaje.
Në këtë pikë, 97% e dokumenteve të vrasjes së Kenedit që gjenden në Arkivin Kombëtar janë zbuluar, por – theksojnë ekspertët – vetë fakti që u deshën 59 vjet dhe që agjencitë e inteligjencës vazhdojnë të mbajnë disa informacione konfidenciale, kontribuon në nxitjen e dyshimeve dhe teorive konspirative.
Në sytë e shumë njerëzve, çështja do të mbetet gjithmonë e hapur: sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve besojnë se “të tjerë” janë përfshirë në atentat përveç Oswaldit.

Historianët janë veçanërisht të interesuar për një udhëtim të Oswaldit në Meksiko Siti disa javë përpara vrasjes së “JFK” dhe shpresonin të kishin disa të dhëna të tjera për takimin e tij me një agjent të KGB-së sovjetike në tetor 1963.
Një nga dokumentet e bëra publike dje, tregon se presidenti i Meksikës ndihmoi Shtetet e Bashkuara të përgjonin komunikimet në ambasadën sovjetike, duke mbajtur në errësirë politikanë dhe zyrtarë të tjerë në qeverinë e tij.
Por studiuesit e Fondacionit “Mary Ferrell”, të cilët kanë paditur qeverinë amerikane duke kërkuar publikimin e plotë dhe transparent të të gjitha dosjeve, kundërshtojnë se CIA nuk ka dorëzuar kurrë disa dokumente në Arkivin Kombëtar (CIA pretendon se ka nxjerrë 95% nga shkresat që dispononte për rastin, 84 mijë nga 87 mijë gjithsej).
Ndër informacionet që mungojnë, do të ishin 44 dokumente për agjentin e CIA-s, George Joannides, i cili udhëhoqi dhe monitoroi një grup anti-Fidel Castro të quajtur “Directorio Revolucionario Estudiantil”, i cili pati kontakt me Osëald në Nju Orleans më pak se katër muaj para se ai të qëllonte Kenedinn.

CIA e ka mbajtur prej kohësh të fshehtë, duke përfshirë gjatë një hetimi të Kongresit në vitet 1970 (dhe në të vërtetë emëroi vetë Joannides si ndërmjetës me hetuesit) – dhe duke bërë që disa të dyshojnë për bashkëpunimin e agjencisë në vrasje.
Ndërsa Oswald po ndërvepronte me Drejtorinë dhe po bëhej i njohur si një aktivist pro-Kastros, Pentagoni po zhvillonte një plan të quajtur “Operacioni Northwoods”, për të organizuar sulme në Shtetet e Bashkuara që do t’i fajësoheshin Kubës dhe për të justifikuar një konfrontim ushtarak për të korrigjuar dështimin në misione të kaluara ushtarake.
Studiuesit e “Fondacionit Mary Ferrell”, argumentojnë se CIA në mënyrë specifike shmangi publikimin e dokumenteve të Operacionit Northëoods, si dhe atyre që përfshinin planet për të vrarë Kastron dhe një memorandum të 30 qershorit 1961 nga Arthur Schesinger Jr drejtuar presidentit Kenedi, në atë kohë.
CIA kundërshton numrin e dokumenteve për Joannides që thuhet se mbetën në posedim të tij dhe thotë se shumica janë tashmë publike.

Disa studiues dyshojnë se ajo që mungon, mund të përfshijë të dhëna të tjera rreth kontakteve të qeverisë amerikane me Oswald.
Është diçka si një enigmë për Rex Bradford, president i Fondacionit Mary Ferrell, i cili zbuloi njëzet vjet më parë se një regjistrim i një bisede midis drejtorit të FBI-së, J.Edgar Hoover dhe Lyndon Johnson, i mbajtur 22 orë pas atentatit, ishte fshirë në mënyrë misterioze.
Ekziston një transkriptim, në të cilin Hoover flet për udhëtimin e Oswald në Meksiko Siti para atentatit, por nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar vërtetësinë e tij.
Ai beson se dyshimet për një lidhje midis Oswaldit dhe komunistëve në Meksikë, mund të jenë përdorur për të ndikuar në Komisionin Warren, të krijuar nga Johnson për të hetuar atentatin, i cili përfundimisht vendosi se vrasësi kishte vepruar i vetëm.
Një ligj i vitit 1992 kërkonte që qeveria të publikonte të gjitha dokumentet për rastin deri më 26 tetor 2017, përveç rastit nëse presidenti amerikan vendos të mos e bënte këtë për arsye të sigurisë kombëtare.
Trump publikoi disa prej tyre atë vit, por nën presionin e CIA-s dhe FBI-së ai pranoi të merrte pak kohë, për t’u siguruar që nuk kishte probleme të sigurisë kombëtare, edhe nëse do të kërkonte të shmangte sa më shumë ndërprerjen e përmbajtjes.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje