Politike

Vrasja e oficerit të krimeve, Meta: Drejtësia të ndëshkojë autorët

Presidenti Ilir Meta thotë se ndihet thellësisht i tronditur pas vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë në krye të detyrës gjatë një aksioni policor.

Në një reagim për ngjarjen në Kune Vainit të Lezhës, Meta thekson se “në këto momente të vështira, bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!”.

Kreu i shtetit nxit organet ligjzbatuese, “në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor”.

Sipas Metës, “lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë”, – thuhet në komentin e tij në Fb.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë