Politike

Vrasja e policit në veri, Begaj: Akti kriminal, cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës në veri.

Me anë të një reagimi, Kreu i Shtetit shqiptar e konsideron sulmin si akt të organizuar kriminal që cënon rendin dhe sigurinë.

Po ashtu, Begaj i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Presidenti Begaj thekson se Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë