Rend dhe Ligj

Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, arrestohen 2 vëllezër

Arrestohen dy vëllezërit Shera si autorë kryesorë të dyshuar të vrasjes së taksistit Adulla Budlla pasditen e 3 gushtit në Fushë-Prezë.

Në pranga ka rënë Saimir Shera, 32 vjeç dhe Arsil Shera, 20 vjeç, të cilët mësohen se janë të afërm të 71-vjeçarit.

Shkak është bërë një konflikt në fis që ka çuar në ekzekutimin e tij me 7 plumba nga një automjet në lëvizje.

Mjeti “Volkswagen” të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestruar nga policia.

Policia njofton se vëllai i madh, Saimir Shera është një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët.

71-vjeçari baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë-Prezës në aksin që lidhet me Aeroportin e Rinasit. Autorët u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë.

Mbi dy vëllezërit Shera rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë