Politike

Vrasja e tre grave nga Dan Hutra, Kuvendi kërkesë institucioneve: Çfarë dini për këtë autor  

Pas ngjarjes tragjike të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, në fillim të muajit Mars nga Dan Hutra, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore,  Klotilda Bushka, i është drejtuar disa institucioneve publike, për marrjen e informacioneve me qëllim verifikimin paraprak të situatës.

Bushka i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit.

Nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është kërkuar informacion mbi zbatimin e ligjit “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisē së Drejtësisē i kërkohet informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Ndërsa Bashkisë Tiranë, Kamëz i kërkohet informacion nëse ka referim të rasteve të dhunës në familje për autorin në fjalë dhe masat e marra, nëse ka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë