Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për Fabiol Alushin, mik i Ervin Matës lidhur me vrasjen në zonën e ish-Bllokut.
Ndërsa Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg me afat 30-ditor për të, Alushi ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Ai u arrestua dy ditë më parë në një operacion sekret nga policia. Gjatë marrjes në pyetje, ai shpjegoi se nuk kishte pasur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt.
42-vjeçari është mik me Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës dhe Merviol Bilos, komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt.
Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armëmbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.
Personi i fundit që është shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit është Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje