Presidenti Ilir Meta ka thënë se nuk mund të flasë qartësisht për vrasjen me armë zjarri që ndodhi në Elbasan, ku u ekzekutua ish-kryetari i LSI-së për këtë qytet, Pjerin Xhuvani. Megjithatë, nga Fieri, Meta akuzoi policinë si palë me grupet rivale dhe të mbështetur sipas tij nga Taulant Balla.
“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjes së Shijakut dhe të Dibrës janë përsëri kandidatë. Ajo që është shqetësuese në Elbasan, është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar i takojnë këtij qarku”.
Presidenti akuzoi më pas Prokurorinë si të njëanshme dhe tha se i ka kërkuar kreut të SHISH-it një vëmendje të veçantë për situatën e fundit.
“Dihet që policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin (Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS). Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake, sepse do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Dhe kaq sa kanë ndodhur janë cenuar mjaft”, tha Meta.
Meta bëri edhe një herë apel se “çdo njeri në administratë që përfshihet në krim zgjedhor, përjetësisht nuk do ketë më vend në administratën publike. Nuk ka gjë më të shenjtë se vota e lirë dhe e barabartë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje