Lajme

Vrasja në ish-Bllok, lirohet nga burgu Geldo Hoti

Gjykata ka liruar Geldo Hotin, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, ku u vra Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Geldo Hoti u kap në Kakavijë më 5 tetor, 1 ditë pas ngjarjes në Ish-Bllok. Në datë 8 tetor Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë burg ndaj tij, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor.

Hoti u arrestua në datë 6 tetor në tentativë për t’u arratisur në Greqi, ndërsa u akuzua mbi dyshimet se kishte qëlluar me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Përpara togave të zeza, ai ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se nuk ka qëlluar askënd me armë dhe nuk ka lidhje ngjarjen.

Tashmë për ngjarjen e 4 tetorit në Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, mbeten në burg Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Ndërsa, në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Merviol Bilo.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë