Lajme

Vrasja në Korçë, zbulohet emri i viktimës dhe autori i ngjarjes

Zbulohen detaje të tjera për vrasjen e 35-vjeçarit në Korçë mbrëmjen e kaluar. Viktima është Altin Balliu, i cili u qëllua me armë zjarri, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Krimi ndodhi jashtë një lokali, në lagjen numër 10 të qytetit.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, Olger Mustafaj, i cili është banori i lagjes ku ndodhi ngjarja. Mësohet se autori është person me precedent penalë.
Po ashtu bëhet e ditur se vrasja ndodhi pranë një lokali pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit dhe shokët e këtij të fundit. Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori ka qëlluar fillimisht me një plumb në makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohej në këmbë nga personi që e ndiqte me armë.
Pas disa metrave nga vendi i konfliktit, autori e ka ndjekur të riun dhe e ka qëlluar me një plumb, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë