Rend dhe Ligj

Vrasja në Laç, lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin autorin kryesor Eduart Lamajn që vrau dy biznesmenët Paulin Gjergj Marku dhe Bujar Lika Hasani mbrëmjen e 30 majit në Laç.

Mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama janë liruar në “detyrim paraqitje” teksa ata u arrestuan disa javë më parë pasi u kapën duke mjekuar Eduart Lamajn.

Por pavarësisht kësaj mase, avokatët e dy mjekëve do kërkojnë revokim të masës së sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’ në Gjykatën e Lartë për të pushuar përfundimisht çështjen.

Eduart Lamaj u arrestua 3 javë pas vrasjes në Laç, teksa prej po kaq kohësh kishte qëndruar i fshehur me plagë në trup gjatë përplasjes së 30 majit. Por pikërisht më 22 qershor ai vendosi të shkojë në një klinikë private në Qyteti Studenti në Tiranë për t’u mjekuar ku dhe u arrestua bashkë me mjekët që e kishin marrë dorëzim.

Për ngjarjen e Laçit është arrestuar edhe Ilir Xhepaj kurse në kërkim janë dhe dy bashkëpuntorë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë