Politike

Vrasja në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Cënim i rëndë i sigurisë publike, të zbardhet ngjarja

Gazeta Si – Kreu i Bashkisë së Lezhës, njëherësh kandidat i PS-së për një tjetër mandat në këto zgjedhje, Pjerin Ndreu, ka reaguar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, duke e cilësuar një ngjarje të rëndë që cënon sigurinë e rendin publik të qytetit.

Ndreu shkruan se ndihet i tronditur nga ngjarja dhe se ky është një cenim i rendit dhe i sigurisë publike në qytetin e Lezhës. Ndreu bën thirrje për organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.

“I tronditur nga ngjarja e sotme në Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë!

Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar!

Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe te afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!“- shprehet Pjerin Ndreu.

Të paktën 2 persona dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, këtë të mërkurë në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në këtë kompleks turistik që ndodhet në hyrje të Shëngjinit, në pronësi të biznesmenit 51-vjeçar, një emër i njohur në zonë.

50-vjeçari rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës. Ai po ashtu ka qenë pjesë e politikës, si anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, por edhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në radhët e PSD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë