Bota

Vrasja në shesh xhirim, momenti i fundit i Alec Baldwin dhe fotografes pak orë para incidentit

Një grup i vendosur në një kishë të vogël në Nju Meksiko. Aktori Alec Baldwin, 63 vjeç, në qendër të kuadrit, i rrethuar nga ekuipazhi i filmit “Rust”. Dhe, nga pas, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, drejtoresha e fotografisë. Fotoja, e postuar në rrjetet sociale nga shefi elektrik i kastit, Serge Svetnoy, është bërë vetëm disa orë para incidentit që vrau Hutchins dhe plagosi regjisorin e filmit, Joel Souza, 48 vjeç.

Në mbishkrim të fotos, Svetnoy shkruan: “Kjo është fotografia e fundit e Halyna-s në set”. Incidenti ndodhi rreth orës 15:30 me orën lokale kur Hutchins u godit në gjoks nga një e shtënë nga një pistoletë manovër. Një plumb goditi edhe Souzan, i cili u shtrua në spitalin Santa Fe me një plagë në shpatull. Ishte Baldëin ai që qëlloi: ai po praktikonte armën ta nxirrte nga këllëfi, duke e drejtuar nga kamera. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, aktori ishte siguruar se arma ishte e zbrazur pak para fillimit të xhirimeve në vendin e ngjarjes.

Siç është shpjeguar nga mediat amerikane, pas incidentit tragjik, ku humbi jetën drejtoresha e fotografisë, qëndron problemi i kostove, ose më mirë i shkurtimeve të kastit t filmit. “Vdekja aksidentale, shpjegohet me trishtim, në mënyrë banale, të turpshme kështu: kaq shumë nxitim, pak para, orë shumë të gjata pune, shumë probleme për gjithçka, përfshirë sigurinë”.

Ditët e fundit, mediat amerikane kanë nxjerrë në pah detaje shqetësuese për mangësitë e rënda në lidhje me masat e sigurisë të marra në shesh xhirim. Oficerja e armëve ishte e papërvojë – ajo ishte në filmin e saj të dytë – dhe kishte dyshime rreth përgatitjes së saj në të kaluarën. Ndihmës-regjisori, Dave Halls, kishte qenë protagonist i sjelljeve të papërshtatshme dhe në disa raste, në të kaluarën, ai kishte neglizhuar gjithashtu sigurinë e seteve ku kishte punuar.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim. Pasojat ligjore priten të jenë të rënda, ndonëse ende nuk dihet se kush do të akuzohet. Përveç Baldwin, raporton Associated Press, 5 producentë të tjerë, 4 producentë ekzekutivë, një producent i linjës, një bashkë-prodhues, si dhe ndihmës-drejtori, Dave Halls dhe përgjegjësja për armës, Hannah Gutierrez, mund të duhet të përgjigjen për përgjegjësitë e tyre, edhe pe nuk kanë qenë në shesh xhirim në momentin e incidentit.

Alec Baldwin ka të ngjarë të mos akuzohet penalisht si përgjegjës për tragjedinë. Megjithatë, aktori ishte edhe producent i filmit dhe kjo mund të ketë implikime të tjera për çdo padi civile.

Industria e filmit tani është në zi për Halina Hutchins, e cila konsiderohej një talent në rritje i Hollivud. Baldwin ndihet i shkatërruar.  Ekipi i prodhimit të filmit thotë se xhirimet e “Rust” janë pezulluar, të paktën deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë