Bota

Vrasja në shesh xhirim, skenaristja e filmit padit Alec Baldwin: Luajti si me ruletën ruse!

Alec Baldwin ishte “i papërgjegjshëm dhe luajti ruletën ruse (në xhirimet e filmit “Rust”). Në skenar nuk ishte parashikuar asnjë skenë ku supozohej që ai të qëllonte me armë.

Kjo është akuza e ngritur nga asistentja e skenaristit Mamie Mitchell, e cila paditi aktorin dhe producentët për dëmin emocional të pësuar nga vdekja e fotografes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve në Nju Meksiko.

Baldwin “luajti ruletën ruse”, duke kapur armën dhe duke qëlluar pa e kontrolluar më parë, pa pasur oficerin e armës në krah, argumentojnë avokatët.

Aktori, “ka marrë armën nga asistenti i regjisorit”, diçka e paimagjinueshme për një “veteran të industrisë së filmit si Baldwin”. Plus, “nuk ishte një skenar, që Baldwin apo dikush tjetër duhet të kishte qëlluar me armë”, – shpjegoi Mitchell.

“Hollywood Reporter”, gjithashtu raporton se në xhirime, “pati diskutime se do të kishte tre filmime nga afër pas pushimit të drekës, një në sytë e Baldwin-it, një nga njolla e gjakut në shpatullën e Baldwin dhe një nga busti i Baldwin-it, ndërsa ai zgjaste dorën në këllëf për të marrë armën. Askund në skenar nuk thuhej se i pandehuri Baldwin duhet të kishte qëlluar”.

Padia, e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, përmend shumë të pandehur, duke përfshirë Alec Baldwin, David Halls, ndihmës regjisorin që i dorëzoi armën aktorit dhe Hannah Gutierrez Reed, e cila është përgjegjëse për armët në xhirime.

Mitchell, padia e së cilës fokusohet kryesisht në veprimet e Baldwin-it, tha se ajo ishte e habitur kur aktori qëlloi me armë brenda kishës së vogël në Bonanza Creek Ranch më 21 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë