Rend dhe Ligj

Vrasja në Shijak, hajduti qëlloi me thikë dy vëllezërit

Një vrasje është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit Fiqiri e Fadil Çalliku, 65 dhe 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti të çastit me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë).

Mësohet se 65-vjeçari, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Të dy vëllezërit kishin shkuar të plagosur në spital, e për pasojë Fiqiri Çalliku ndërroi jetë.

Çalliku njihet si familje e qetë pa konflikte në zonën e Shijakut dhe merreshin me bujqësi. Duke u marrë me bujqësi, ata kishin mbjellë arën me misër, dhe për të ruajtur atë nga hajdutët, vëllezërit qëndronin vigjilent. Pasi dhe javën e shkuar kanë tentuar t’i vidhnin.

Mbrëmë vëllai i viktimës kishte shkuar në arën me misër dhe pasi ishte vonuar ishte bërë merak i vëllai. Ai ishte nisur atje, ndërkohë që një person, hajduti i misrit i ka qëlluar me thikë. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital, kurse tjetri është në gjendje të stabilizuar. Të afërmit thanë se të dy vëllezërit njihen si punëtor.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë