Ka ndodhur

Atentat në Vlorë, ekzekutohet një 35 vjeçar që sapo ishte kthyer nga Spanja

Një i ri u plagos të premten në darkë në qytetin e Vlorës dhe më pas humbi jetën, në një ngjarje që ndodhi në zonën e Skelës.

Delon Troqe, 35 vjeç, sapo ishte kthyer nga Spanja, u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku nuk mundi që të mbijetojë.

Delon Troqe, qe u ekzekutua ne Vlore

Policia ka mbërritur në vendngjarje, si dhe ka ngritur disa pika kontrolli.

Mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës.

Këta të fundit janë larguar me automjet pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit.

Policia bën me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë